Afrim Muqiqi: Shqiptarët nuk mbledhin 10 persona për me mbajtë një dasmë

Masat e reja kundër Covid-19 janë hyrë në fuqi me 7 prill dhe pritet të zgjatin deri me 18 prill.
Ka pasur reagime të shumta nga estrada, të cilëve u është mohuar mbajtja e dasmave, koncerteve dhe ahengjeve familjare

Në një intervistë për Indeksonline, këngëtari Afrim Muqiqi tregoi se tashmë kanë nisur rezervimet në qytetet e Shqipërisë për t’i mbajtur dasmat.
“Deri më tani dikun për 2-3 dasma jam i rezervuar. Dasmat do të mbahen në Kukës e në qytete të tjera të republikës së Shqipërisë”.

Ai u shpreh se masat e reja janë tërësisht të pakuptimta dhe që anulimi i dasmave është gjë e gabuar.
“Këto masa janë të pakuptimta dhe këtë e dinë edhe ata vet që i kanë bërë këto masa. Njëherë i lejuan 10 persona pastaj i anuluan krejt. Shqiptarët nuk mbledhin 10 persona për me mbajtë një dasmë”, tha ai.

Në përmes Odës së Hotelerisë së Kosovës do të marrim vendime së bashku. Ose do të lirohemi ose do të mbyllemi të gjithë.
“Të gjitha vendimet do ti marrim përmes Odës së Hotelerisë Kosovës ku është departamenti i estradës pastaj do të vazhdojmë konsultat me shoqatat dhe odat. Gjatë ditëve në vijim do presim vendimin e radhës dhe do të shohim si do të veprojnë por nuk do të ketë masa me standarde të dyfishta, ose do të lirohen të gjithë ose do të mbyllemi të gjithë nuk ka problem. Ne jemi për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve por jo të punojnë shumica dhe të mos punojnë një pjesë tjetër. Aty nuk kemi çka me diskutu”, shtoi këngëtari.
Ai gjithashtu foli për projektet e tij muzikore, të cilat pritet t’i lansoj së shpejti.