Afrim Muqiqi i nervozuar nga protesta: Më pak mundësi ka mu infektu në dasmë, se sa në një tubim në shesh

Këngëtari i njohur kosovar, Afrim Muqiqi po kërkon të lejohet mbajtja e dasmave, si një prej burimeve të të ardhurave të estradës tonë, shkruan Gazeta Metro.

Në një konferencë për media, Muqiqi ka thënë se kanë bërë disa dokumente me pika rreth mundësive për organizim të dasmave.

“Do t’iu jap disa dokumente që të shihni disa pika se si ka mundësi të organizohet dhe të mos infektohet askush.”, tha Muqiqi.

Tutje, ai ka shtuar se më pak ka mundësi për infektim në një dasmë, se sa në një tubim duke aluduar në atë të VV’së, shkruan Gazeta Metro.

“Më pak mundësi ka dikush të infektohet në një dasmë, se sa në një tubim në shesh apo në kafiteri apo ku po di. Ka standarde të dyfishta, nëse takojnë kafiteritë, qendrat tregtare mos të përdori emra, ne jemi këtu po shihet cfarë po ndodhë.”, ka thënë ai.

Kujtojmë se pronarët e restoranteve dhe estrada sot kanë dalur në protestë ku po kërkojnë hapjen e hapësirave për dasma dhe mbajtjen e tyre.