Afrim Muqiqi, drejtor i departamentit te estradës në Odën e Hotelerisë së Kosovës ka folur për punën e tyre gjatë këtij viti. Ai tha se këtë vit nuk fituan si në vitet e mëparshme.
Këngëtari tha se këtë verë nuk morën shumë bakshishe.
Kush të ka rrejt e kush të ka mashtrue është një këngë…nuk e di por sinqerisht sivjet nuk ka pasur bakshishe në krahasim me vitet e kaluara. Ajo është shumë evidente”, tha Muçiqi në emisionin “Natë Vere” në T7.
Theeksoi se për shkak të mungesave në verën e kaluar, këtë vit pritën më shumë fitime.
“Dëshira kishte me qenë edhe e jona por me të vërtetë jo, ne kemi prit shumë”, tha Muçiqi.
Ai arsyetoi edhe këmbënguljen e tij për mbajtjen e dasmave.
“S’jemi për me u kajtë, s’desim për bukë por nuk e kuptojnë se është një industri jashtëzakonisht e madhe”, theksoi ai.