Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin Breaking në “Top Channel” tha se mendimi i atyre është që pas agresionit rus mbi Ukrainën dhe gjitha veprimeve që i ka bërë Perëndimi bashkë me SHBA-të dhe BE-në duke u munduar të sanksionojnë Rusinë dhe t’ia bëjnë me dije se kjo që ajo e bënë mbi Ukrainën është rrezikim i sigurisë globale, sipas tij ka qenë fatale që t’i mundësohet një ministrit të jashtëm rus të shkel në truallin evropian.
“Aq më tepër dhe aq më keq që kjo bëhet përmes një shqiptari i cili udhëheq me ministrinë e punëve të jashtme, apo i BDI-së, e cila si parti politike shqiptare duhet të ishte në anën e perëndimit e jo në interes të promovimit të interesave ruse në Ballkan. Unë këtë takim e kam parë skandaloz që nga ftesa e deri tek arritja e Lavrovit dhe mendoj se është një lloj dështimi i gjithë diplomacisë perëndimore. Nuk është dashur të lejohet që BDI dhe kjo qeveri të hedh poshtë gjithë mundin për ndalesë, sanksionim dhe pengim të Rusisë që të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan.