Afrim Gashi: Për Tetovën patjetër të ketë përgjegjësi, të pranohet dorëheqja e Filipçes

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi ka deklaruar se ai si politikan është i kujdesshëm dhe nuk ka dëshirë të bëj politika të bazuara mbi tra*gjedi. Megjithatë sipas tij në momentin kur ndodh diçka e tillë duhet të ketë përgjegjësi morale.

“Mendoj se duhet të ketë përgjegjësi. Qëndrimi ynë është se ajo është një tra*gjedi e madhe dhe të mos bëhemi si shtet ku në raste të tilla nuk ka përgjegjësi. Është e nevojshme të detektohet përgjegjësia”, ka deklaruar Gashi, duke shtuar se të paktën Zaev që mund të bë është që ta pranoj dorëheqjen e Filipçes.

Gashi ka shtuar se në situata të tilla nuk duhet të presim dikush ta pranoj ose të detyrohet të jep dorëheqje.
“Për fat të keq kultura politike tek ne nuk është në nivelin e duhur. 30 vite pasi jemi shtet i pavarur, na kanë ndodhur milion gjëra dhe asnjëherë nuk kemi parë përgjegjësi”, vlerëson Gashi.