Afrim Gashi: Nuk shkohet në zgjedhje pa marrëveshje mes partive politike

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi pas përfundimit të takimit tha se qëndrimet e partive politike maqedonase ishin diametralisht të kundër.

“Nëse ata do të kishin tejkaluar dallimet dhe të zgjatnin dorën atëherë do të na gjenin aty ku ne e kishim qëndrimin, diku ka fundi apo mesi i korrikut. Shpresoj se ditët në vijim do të vazhdojnë konsultat në forma tjera dhe të merremi vesh për një datë që të kemi zgjedhje, të kemi institucione por edhe qytetarët të jenë të mbrojtur të mos jenë të ekspozuar ndaj rreziqeve ditën e zgjedhjeve”, ka deklaruar pas takimit, Afrim Gashi.