Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, mbrëmë ka qëndruar në komunën e Tearcës, ku u mirëprit nga simpatizantë të koalicionit AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët. Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 17 tetorit Gashi tha: më 2017 ishim afër fitores, por besoni që këtë vit nuk do të lejojmë të na përsëritet 2017-ta.
Një ndër problemet kryesore të shqiptarëve është migrimi. Në 20 vitet pushtet të kësaj partie kemi parë largimin e 200 mijë shqiptarëve nga vendi. Ejani t’i japim fund epokës së migrimit dhe ta sjellim ndryshimin e PASTËR më 17 tetor”, ka përfunduar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë tubimit qendror të koalicionit AAA & ASH në komunën e Tearcës.