“Sot bëhet një javë qëkur Mubekiri ynë u nda nga kjo botë.
Ndonëse më shumë do kisha dashur të jetë një ëndërr e trishtueshme sesa një e vërtetë e dhimbshme, neve na mbeten kujtimet mira, bisedat e këndshme, punët e përbashkëta dhe sakrificat vetëmohuese.
Duke u lutur për shpirtin e tij të bardhë e fisnik, lutem që edhe familja e tij të freskohet me durim.
Mubekir Palloshi do të mbetet gjithmonë i pavdekshëm në kujtimet tona” – ka shkruar ktyetari i Alternativa, Afrim Gashi.