Afrim Gashi: “Jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme”

Sot Alternativa po mban kongresin e parë në Shkup, kreu i kësaj partie Afrim Gashi në deklaratë për media tha se çdo parti opozitare kërkon gjithmon zgjedhje por tani nuk është koha për tu mbajtur ato.

”Ne mendojmë që nuk duhet të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe jemi kundër asaj, ne kur jemi bërë pjesë e qeverisë nuk kemi thënë që për 100 ditë do të realizohen gjitha projektet, na duhen 4 vite per realizimin e plotë, ne po punojmë intenzivisht.” deklaroi Afrim Gashi.