Afrim Gashi: “Ja pjesë e cilës Qeveri do të jetë AAA!”

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi karealizuar paraqitje para mediave.

Pasi njoftoi se deputetët e partisë së tij do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë “Zaev 2”, bëri të ditur edhe parimin se me cilën Qeveri do të jetë pjesë AAA.

Parandaloni rënien e flokëve me një shampo plotësisht natyrale! Rigjeneron dhe rikthen shkëlqimin.
“Alternativa do të jetë pjesë e vetëm asaj Qeverie që e ka të qartë, të proklamuar kursin e vet euroatlantik dhe politikat për fqinjësi të mirë”, transmeton TV21.

Gashi ka njoftuar se ky vendim për votim të rrëzimit të Qeverisë vjen pasi deputeti i Të majtës, Dimitar Apasiev ka tërhequr nënshkrimin nga iniciativa e dorëzuar në Kuvend.

Nga Kuvendi kanë njoftuar se nënshkrimin e kanë tërhequr 17 deputetëve, por mes tyre nuk është edhe bashkëpartiaku i Apasievit, Borisllav Kërmov.

Për këtë Gashi u sqarua se ai nuk gjendet në Shkup dhe nuk ka arritur të tërheqë nënshkrimin