Afrim Gashi e jep Bekim Salin por jo edhe Ministrinë e Shëndetësisë

Këtyre ditëve janë duke u zhvilluar bisedime intensive për përfshirjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Ajo që përflitet në media është se Aleancës do t’i ofrohet Ministria e Shëndetësisë. Nga burime tona brenda Alternativës mësojmë se ekziston gatishmëri tek kryetari i Alternativës, Afrim Gashi për kompromis për këtë dikaster. Por, ky kompromis nuk nënkupton edhe lëshimin e resorit të shëndetësisë.

Nëse kryeministri Dimitar Kovaçevski me të vërtetë është i pakënaqur nga puna e ministrit Bekim Sali, atëherë Alternativa do të mund të pajtohet me ndërrimin e tij, dhe në vend të tij, udhëheqësia do ta propozoj deputetin dhe profesorin në fakultetin e mjekësisë Hysni Ismaili.
Burimet tona brenda Alternativës, thonë se vendosja e Ismailit në krye të Shëndetësisë do të ishte përzgjedhje më e mirë nga të gjithë kandidatë potencial të ASH-së për ministër të Shëndetësisë.