Afrim Gashi: Ali Ahmeti shkeli me dy këmbë mbi premtimin e tij kryesor

Të nderuara motra e të nderuar vëllezër,
Të nderuar bashkudhëtarë,
E kuptoj se disa aktiviste tanë ashtu si shumica e shqiptarëve në vendin tonë sot ndjehen keq dhe të dëshpëruar. Por, megjithatë jam i bindur se askush nuk do të donte që sot unë të isha në vendin e atij që e uli kokën dhe nuk kishte përgjigje për mash*trimin e madh që ua ka bërë shqiptarëve. Prandaj, ashtu si e kemi thënë shumë herë për neve më e rëndësishme është fytyra se fitorja. Pikërisht ky duhet të jetë motiv shtesë që ta vazhdojmë rrugën tonë për ngritje të vlerave dhe ndërtim të një kombi të fuqishëm këtu në RMV, por edhe të një shteti të ngritur mbi barazinë e plotë mes etnive të ndryshme.

Fakti që sot Ali Ahmeti shk*eli me dy këmbë mbi premtimin e tij kryesor të fushatës pra të “kryeministrit shqiptar”, flet se kjo parti nuk ka më kredibilitet, por as edhe “fytyrë” që të dalë sërish të kërkojë vota në emër të interesave shqiptare. Kjo vërtet përkohësisht na ka vendosur në opozitë por njëherazi na e ka hapur rrugën për një fitore që do të jetë e madhe, e dinjitetshme dhe krenare.
Ne do të vazhdojmë punojmë kudo që të jemi në mbrojtjen dhe kultivimin e identitetin tonë politik e kombëtar duke promovuar vlerat pozitive në shoqëri e duke i luftuar veset e përhapura në mënyre endemike e të promovuara nga partitë e pushtetit që po vjen e që shpejt do të përfundojë.

Andaj nëse të gjithë angazhohemi siç kemi qenë aktivë deri tani duke e rritur edhe më shumë aktivizmin tonë politik, unë kam bindje të thellë se zgjedhjet lokale do na gjejnë si fitues, ndërsa rrëz*imi i kësaj qeverie dhe rrë8nimi i kësaj posht8ërsie do jetë çështje ditësh.
Arsyeja dhe motivi jonë për të qenë në politike janë pikërisht luf*ta kundër të keqes dhe promovimi i së mirës, ndërsa të qenit në pozitë ose opozitë është vetëm modul për mënyrën e përdorimit të këtyre arsyeve dhe motiveve.
Ju faleminderit për angazhimin dhe besimin e deritanishëm, ndërsa më lejoni t’ju ftoj që të vazhdojmë bashkërisht të shfaqim unitet dhe kompaktësi në të ardhmen, gjithë kjo me qëllimin e vetëm që të jemi sa më të dobishëm për popullin tonë.

Zoti na ndihmoftë gjatë këtij rrugëtimi të sinqertë dhe të drejtë.
Zoti ju bekoftë juve dhe familjet tuaja.
Ideja dhe beteja vazhdojnë…!!! E nëse beteja e sinqertë vazhdon, nuk ka dyshim se fitorja është afër.
I juaji!
Afrim Gashi