Afganët në Shqipëri, këta dy qytetarë: Le të vijnë, dhe krushqi bëjmë me ta

Qytetarët shqiptarë janë shprehur optimistë për ardhjen e afganëve në Shqipëri. Ata që banojnë pranë Qytet Studentit u shprehën se janë dakort me ardhjen e afganëve pasi kanë nevojë për përkrahje. Madje ka dhe nga ata që me shaka thonë se dhe krushqi mund të bëjnë me to.

Njëri nga qytetarët u shpreh se nesë ata do të sillen mirë edhe një qëndrim i përhershëm në vendin tonë nuk do të përbënte problem. “Mirë se të vijnë. Unë personalisht kam respekt për ta, jemi të barabartë, dhe krushqi mund të bëjmë me ta nuk është gjë e thënë, kemi detyrimet tona. Mendjen e kanë, se besoj që mund të jenë të rrezikshëm. Edhe Italia hapi portat për ne, janë hallexhinj për momentin. Le të vijnë, janë njerëz mendje kanë nuk ma merr mendja që mund të bëjnë gjë të rrezikshme.

Më duket veprim i drejtë nga ana e shtetit, varet si do sillen. Frika është mos na vjen ndonjë tjetër mes tyre, por se di a është i përshtatshëm vendi që kanë zgjedhur për t’i strehuar. Janë një komunitet që ka nevojë për përshtatje, janë me trauma lufte, unë i shoh si individë që kanë nevojë për përkrahje”– u shprehën qytetarët.