Afërdita Dreshaj nuk e ushqen më bebin me qumësht gjiri


Në datën 16 të muajit Mars, Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue, që në shqip do të thotë qiell i kaltër.

Për ndjekësit e saj, Afërdita është rrëfyer se së fundmi e ka ndaluar e i është drejtuar asaj me formulë. Arsyeja është një dhe e vetme: Blu Sky nuk ndihej mirë dhe ajo vendosi ta ndalojë, por të dy tani janë të lumtur me zgjedhjen e re.

Ajo nuk ka  ngurruar që t’u përgjigjet shumë pyetjeve në lidhje me jetën e saj personale dhe kryesisht atyre në lidhje me mëmësinë.

Kur u pyet për ndihmën që ka në rritjen e bebushit, ajo tregoi se ka edhe dado, por edhe nëna e saj është një mbështetje mjaft e madhe.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj para disa ditësh, Afërdita tha se nuk është në formën më të mirë fizike dhe se ka ende punë  për të arritur linjat perfekte pas lindjes.

Por në fakt me një foto të publikuar pak ditë më parë, Afërdita na ka vërtetuar të kundërtën. Ajo ka ndarë në Instagram një foto të plotë të saj dhe duket njësoj si më parë, kur nuk ishte ende shtatzënë me djalin. Vetëm në 1 muaj ajo ka arritur t’ju rikthehet formave të saj, diçka që është vërtetë për t’u duartrokitur!