Afër 6 milionë euro do të ndahen për hotelet për tejkalimin e krizës nga Kovid-19

Hotelet në Maqedoninë e Veriut do të marrin 5.77 milionë euro për të tejkaluar krizën e krijuar së fundmi për shkak mbylljes 21 ditore.

“Në seancën e sotme të Qeverisë, u miratua një vendim i cili siguroi mbështetje për gjithsej 2204 kompani nga veprimtaria hotelierike, të cilat me vendim të Qeverisë, u mbyllën në periudhën nga 6 prill deri më 27 prill, ose gjithsej 21 ditë”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Qeveria sqaroi që çdo kompani do të marrë mbështetje prej 15 200 denarë për të punësuar, duke përfshirë 11 236 të punësuar në këtë sektor, apo gjithsej 2.78 milionë euro.