Afati kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë së re!


Zgjerimi i shumicës parlamentare dhe ndryshimi i kabinetit qeveritar përfshirë edhe kryeministrin nuk mund të përfundon para fundit të muajit dhjetor. Referuar afateve Kushtetuese, nga dorëheqja e Qeverisë deri te zgjedhja e përbërjes së re qeveritare nevojiten të paktën 40 ditë. Si fillim, propozimi i mandatarit të ri dhe ndryshimi i kabinetit qeveritar e dërgon Qeverinë në dorëheqje. Kushtetuta sanksionon procedurat të cilat duhet ndiqen për zgjedhjen e mandatarit të ri, përkatësisht të Qeverisë së re. Kësaj procedura i paraprinë dorëheqja e kryeministrit. Sipas nenit 93 të Kushtetutës, nëse kryetari i Qeverisë paraqet dorëheqje, dorëhiqet e gjithë Qeveria. Pas konstatimit të dorëheqjes, Kuvendit i hapet rruga për të njoftuar Presidentin i cili ka afate deri kur duhet ti jap mandatin kandidatit i cili siguron të paktën 61 nënshkrime.

“Presidenti e ka për detyrë që në afat prej dhjetë ditëve, nga dita e konstituimit të Kuvendit, mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari, në afat prej 20 ditëve, nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit ia paraqet programin dhe i propozon përbërjen e Qeverisë”. tregomn Kushteut.

Procedura e njëjtë vlen edhe në rast se kryeministri vendos për ndryshimin e të paktës 1/3 së kabinetit Qeveritar, respektivisht 6 ministra. Në këto raste, Kuvendi vepron si në zgjedhjen e Qeverisë së re, që nënkupton kandidatit për kryeministër i nevojitet mandat, program qeveritar dhe ekspoze para deputetëve.

“Në qoftë se Kryetari i Qeverisë propozon shkarkimin e më shumë se një të tretës së anëtarëve të Qeverisë të përbërjes fillestare, Kuvendi vendos sikur për zgjedhjen e Qeverisë së re”.

Pas skadimit të afatit 10 ditorë për ndarjen e mandatit dhe afatit 20 ditorë për paraqitjen e programit dhe përbërjes qeveritare në Kuvend, ligjvënësi vë në funksion afatin që brenda 15 ditëve të thirret seanca në të cilën duhet të zgjidhet Qeveria e re. Për programin e mandatarit dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë, Kuvendi mban diskutim i cili zgjat më së shumti dy ditë. Zgjedhja e Qeverisë duhet të bëhet me të paktën 61 vota “për”, numra që jo me doemos duhet të reflektojnë Qeverinë politike. Praktikat e mëparshme nga vendi dhe rajoni dëshmojnë se organi ekzekutiv mund të jetë funksional edhe pa shumicë minimale, apo ndryshe e njohur si Qeveri e pakicës. Për dallim nga vendet e rajonit ku dorëheqja e kryeministri apo Qeverisë nënkupton me automatizëm zgjedhje të parakohshme parlamentare, në Maqedoni të Veriut Kushtetuta mundëson rinovimin dhe besimin e mandatit tek kandidati i dytë për formimin e Qeverisë.