Aeroporti i Tiranës rënditet në vendin e parë në Evropë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Për disa vite me radhë, numri i pasagjerëve që përdorin shërbimet e aeroportit ndërkombëtar në Tiranë ka qenë në rritje të vazhdueshme. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat më të fundit të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve. Sipas të dhënave të këtij grafiku, gjatë periudhës janar-gusht 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë përdorur aeroportin në Tiranë është rritur me 259.4 për qind, shkroi kryeministri Edi Rama në Facebook.

Vitin e kaluar, aeroporti regjistroi 7.5 milionë pasagjerë, ndërsa për këtë vit pritet që ky numër të kalojë 10 milionë. Sipas Ramës, vetëm në muajin korrik ka pasur mbi 1.2 milionë pasagjerë.

Shërbimet e këtij aeroporti, nga i cili aktualisht mund të udhëtohet në mbi 100 destinacione, po i përdorin gjithnjë e më shumë edhe shtetas nga Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi.