Aeroplani përplaset në kullën e aeroportit në Australi

Një aeroplan me 62 udhëtarë e ka goditur objektin e kullës së një aeroporti në Australi. Aksidenti ndodhi në pasditen e së martës në aeroportin e Perth-it.

blob:https://thewest.com.au/4b653da8-8e31-4478-a5f3-7c529a046a74

Udhëtarët thanë para gazetarëve se e kanë ndier një përplasje të fuqishme dhe se nga ta është kërkuar të mos bëjnë fotografi ose video të aeroplanit në kohën kur po dilnin nga ai.

Përmes një deklarate, zyrtarët e këtij aeroporti thanë: “Aeroporti i Perth-it mund të vërtetojë se një aeroplan i kompanisë “Cobham” ka pasur kontakt me një kullë drite përderisa ishte duke lëvizur në zonën e aviacionit të përgjithshëm rreth orës 2 e 20 minuta”.

Ata njoftuan se shërbimet emergjente janë në vendin e ngjarjes, ndonëse asnjë udhëtar ose anëtar i ekuipazhit nuk ka pësuar lëndime. U tha gjithashtu se ky incident nuk ka ndikuar në fluturimet tjera në aeroport.

Raportohet se në këtë aksident është dëmtuar pjesa e përparme e aeroplanit, shkruan “Independent”, transmeton