AEROPLANI I USHTRISË U FUTET NË SHTËPI, 17 TË VDEKUR


Të paktën 17 persona janë vrarë pasi një aeroplan i vogël ushtarak u rrëzua në një zonë banimi në afërsi të qytetit pakistanez të Rawalpindit. Pesë anëtarë të ekuipazhit dhe 12 civilë kanë vdekur, raportuan mediat lokale duke cituar një deklaratë të ushtrisë. 12 persona janë plagosur.

Avioni ishte në një fluturim rutinor stërvitjeje kur u rrëzua dhe mori flakë duke përfshirë disa shtëpi. Nuk është e qartë se çfarë shkaktoi përplasjen ose çfarë lloj avioni ishte. Rawalpindi, afër kryeqytetit Islamabad, është vendi i selisë së ushtrisë. Avioni u rrëzua në orët e para të mëngjesit të së martës.