Aeroplanë ushtarak amerikan dhe grek me fluturim mbi Shkupin do të na dëshirojnë mirëseardhje në NATO

 Aeroplanë ushtarak  amerikan sot do të fluturojnë mbi Shkupin do ta përshëndesin  anëtarësimin e Republikës të  Maqedonisë së Veriut në NATO, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes. Fluturimi do të realizohet rreth orës 11:20.

Dy aeroplanë të aviacionit ushtarak amerikan të shoqëruar nga dy aeroplanë ushtarak të Republikës së Greqisë, do të fluturojnë mbi territorin e Republikës të Maqedonisë së Veriut. Fluturimi do të bëhet në nder të anëtarësimit tonë në NATO. Aeroplanët do të fluturojnë përgjatë  lumit Vardar, ndërsa do të vijnë nga drejtimi  i aeroportit të Shkupit.

“Aleatët tanë amerikan dërgojnë  porosi të fuqishme se dy vendet tona  mbajnë bashkëpunim të shkëlqyer dhe se pas mbështetjes së vazhdueshme që na dhanë në rrugën drejt NATO-s, dhe pas inkuadrimit në Aleancë  mbeten edhe më tutje aleati ynë i fuqishëm  dhe partner strategjik”, potencon ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Aeroplanët amerikan fluturuan dje nga shteti federal Dakota Jugore dhe do të kenë fluturim të pandërprerë 30 orësh me mbushje të karburantit  në ajër. Nëse kushtet e motit e lejojnë atë, qytetarët e interesuar do të mund  ta ndjekin fluturimin  e aeroplanëve amerikan dhe aeroplanëve shoqërues  nga aviacioni ushtarak grek mbi Shkupin. Aeroplanët mbi vendin tonë do të fluturojnë  në lartësi prej 1.500 metra dhe  fluturimi i tyre do të ndiqet me  zë të fuqishëm. Demonstrimi i këtij fluturimi do të jetë edhe një  vërtetim për pranimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe sinjal për vazhdim të bashkëpunimit, thonë nga MM.

Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë aë Veriut në NATO filloi me mbështetje të madhe  nga ana e vendeve aleate, e cila u tregua  edhe gjatë krizës shëndetësore të koronavirusit me donacione të shumta në pajisje  mjekësore dhe mbrojtëse nga ana e aleatëve. Si anëtare e re e NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut është përfshirë edhe me programin  për patrullim ajror i cili është ekskluziv vetëm për  anëtaret e Aleancës dhe qëllimi i së cilës është mbrojtja e qiellit  të shteteve të NATO-s.