Në shikim të parë duket një ditë e zakonshme në një nga pikat më të frekuentuara të Shkupit. Por, autoritetet shëndetësore tregojnë se Komuna Aerodromit është epiqendra e virusit korona jo vetëm në kryeqytet, por në gjithë vendin. Qytetarët nxitojnë të kryejnë obligimet e tyre, duke mos mbajtur distancë. Shumica prej tyre mbajnë maska edhe në hapësirë të jashtme, por disa nuk u binden këtyre rekomandimeve.
“Jashtë jo, a brenda po. Unë dua që fëmijët e mi të marrin frymë dhe të jenë normal siç duhet të jenë. Kujdesem që nga fillimi me maska dhe protokollet tjera, por jashtë të mbaj maskë disi vetëm ajo më ka mbetur të marr frymë, nëse edhe atë ma cenojnë nuk di se çfarë të them”. “Nuk e kam idenë e as që dikush di të na thotë se si apo çka! Unë vetëm rekomandimet po i respektoj, por nëse më mbron apo jo vërtetë këtë nuk e di”. “Po mendoj se po sepse ashtu na thonë mjekët, masat e Qeverisë janë ato që i ka paraqitur edhe Ministria e Shëndetësisë dhe ato i respektojmë.”
Disa të tjerë thonë se maskat i mbajnë nga frika e gjobave nga policia dhe jo nga vetëdija për të mbrojtur veten dhe shëndetin publik. “Po mendoj se nuk më mbron aq shumë mua sa të mbron ty nga unë që të mos bari virusin, a po!”
“Jo, thjesht e barti që mos të më dënojnë! Nuk beson që do të mbrojë kjo? Jo!” “Këta të padisiplinuar dhe nuk e respektojnë ligjin, unë do ti dënoja me dyfish dënime.” “Nëse bartim maska të gjithë, 99% do të ketë më pak të sëmurë
Grafika e muajit të fundit vë theksin tek Aerodromi që janë tetëfishuar shifrat, prej 84 rasteve më datë 18 shtator deri dje numri i të infektuarve arriti në 631 pacientë pozitiv me CoVid-19.Pason, Komuan e Karposhi me 511 të infektuar, e cila para 1 muaji kishte vetëm 73 pacientë pozitiv. Qendra me 484 pacientë ka gjashtë fishuar shifrën e para një muaji e cila ishte 76 pozitiv me covid. Edhe 3 vatra të tjera me numër 3 shifrorë mbeten komunat Gazi Baba, Kisella voda, Gjorçe Petrov.
E Enjtja 22.10.2020 E Ej.15.10. E Ej. 08.09. E Ej. 01.10. E Ej. 25.09. E Ej. 18.09
Aerodrom 631 456 257 141 93 84
Karposh 511 392 242 111 71 73
Qendër 484 394 265 127 89 76
Gazi Baba 379 221 147 100 74 73
Kisella Vodë 366 268 157 95 64 55
Gjorqe Petrov 255 188 118 59 36 28
Numri i përgjithshëm i të infektuarve sillet mbi 25 mijë, ku vetëm në Shkup janë të regjistruar mbi 10 mijë raste pozitive. Në gjithë vendin aktualisht mbi 6 mijë raste janë aktive, prej tyre mbi 3 mijë raste aktive vetëm në Shkup. Kryeqyteti është në krye të listës edhe me pacientët e shëruar nga ky virus./Adnan Qaili