Shkruan Adriatik Lapaj:
E dini kush solli më shumë ndihma në ushqime dhe veshmbathje kur ra tërmeti?
Flas për aty ku unë u angazhova…sollën Shqiptarët e Iliridës, ose thënë në terma zyrtarë shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kamionët e solidaritetit nuk kishin fund nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova, Dibra e Madhe, Kërçova, Struga…vinin me lot në sy e sillnin solidaritet, vëllazëri, BESË.
E kuptoj rëndësinë e Katedrales “Notre Dame de Paris”, edhe solidaritetin tonë me atë ngjarje. Aq shumë solidaritet sa qeveria lëvroi 100 000 euro. Ajo që nuk kuptoj është se si ne nuk po tregojmë aspak dhembshuri për 46 bashkëkombas që humbën tragjikisht jetën e për të cilët Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë shpallur ditë zie kombëtare! Mungon veç shteti Amë.