Adriana Matoshi zyrtarisht bëhet deputete

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, kandidoi për postin e deputetës në kuadër të Lëvizjes Vetvendosje. Deri më tani, raportohet se 37 deputetë nga subjekti politik në të cilin Matoshi bën pjesë kanë marrë votat e mjaftueshme për deputetë, ku në mesin e tyre është edhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi.

Adriana Matoshi ka një sërë rolesh të suksesshme dhe së fundmi është shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë në festivalin e Francës “See a Paris 2020”.