Adriana Matoshi për filmin “Zgjoi”: “E kemi radhën ta shkruajmë emrin e Kosovës edhe në ‘Oscars’”

Sot (e martë) ka përfunduar procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmimin e Akademisë së Filmit, “Oscars 2022”, ndërkaq lista e plotë e nominimeve të “Oscars 2022” do të njoftohet më datën 8 shkurt.
Kosova për herë të parë është futur në listën e ngushtë të pretendentëve për t’u nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” me filmin “Zgjoi”.

Gjatë kësaj kohe, promovimet dhe përkrahjet për filmin në rrjet nuk kanë munguar nisur nga liderët politikë e të famshmit e tjerë shqiptarë.
Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi, e cila është pjesë e këtij filmi.

Postimi i plotë i Matoshit (pa ndërhyrje):
“ZGJOI osht shembulli ma i mirë i suksesit, çmimeve, vlerave dhe ma e rëndësishmja, pasqyrimi ma i drejtë i realitetit tonë.

Nuk e di pse disa njerëz ngurrojnë e nuk e përkrahin artin para se me arritë suksese të mëdha, po në fund krejt kanë qef me u identifiku edhe me u krenu me ato suksese.
Hajde bashkë t’a shkrujmë historinë, tu e shpërnda e tu e bo ZGJOIN me qarkullu në krejt platformat sociale e mediale.

Suksesi nisi në #Sundance, vazhdoi në shumë e shumë festivale prestigjioze, tash e kemi radhën me e shkrujt emrin e Kosovës edhe në #Oscars. Kosova meriton t’a ketë vulën e saj në kinematografinë BOTËRORE. Historia e zonjës Fahrie dhe grave të Krushës e meriton këtë sukses”. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/CZZhpAlIl-A/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7bfc4818-be0f-40a6-aa88-d76d8b39c007