Adriana Matoshi kritikon Armend Zemajn: “Moni me deputeten se s’bon kshtu”

Kandidatja për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka porositur ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemajn, që të mos organizojë tubime, për shkak se gastronomët e qytetarët po vazhdojnë të dënohen.

Matoshi në një postim në Instagram ka publikuar një foto ku Zemaj shihet me disa aktivistë në fushatë.

Aktorja e kandidatja për deputete ka thënë se për Armend Zemajn nuk ka ligj e as dënime, derisa për gastronomët e popullin po.
“Moni me deputeten se s’bon kshtu”, ka shkruar ajo.