Adriana Matoshi komenton fustanin e vajzës së Kurtit që u tha se kushton 490 dollarë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktorja, Adriana Matoshi ka reaguar pas raportimeve për çmimin e fustanit që vajza e Kurtit e kishte veshur në festivalin në Francë.

Matoshi tha se Kurti nuk ka shkuar në një kazino porn ë një festival ku Kosova ka arritur të shkojë me dy filma.
Ajo e ka quajtuar këtë diskutim “idiotesk” pasi tha se fustani është punuar nga një kreatore vendore dhe promovon një lami në të cilën Kosova ka shumë talentë.

“Sot mas 22 vite çlirim dalin disa dhe të gjithë nivelin e diskutimit e ulin në fustanin e vajzës së kryeministrit, fustan ky i dizejnuar nga një kreatore vendore. Çka është ky diskutim idiotesk? Më së pari Kryeministri Kurti nuk ka shku në një kazino, po ka shku në një festival që është ajka e kulturës europiane e botërore, aty ku kemi arritë të shkojmë me dy filma!. Vajza e Kryeministrit vesh një fustan të një kreatore vendore dhe e promovon një lami në të cilen Kosova ka shumë talente dhe nga e cila lami do të kishte shumë përfitime. Duhet cekë që dizejnatorët për këto fustane nuk kompenzohen fare”, ka shkruar Matoshi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafë Kelmendi e cila tha se fustani i Leas është huazuar për ta kthyer posa të kthehet në Kosovë.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka zbuluar çmimin e fustanit që mbanë veshur vajza e kryeministrit. Ajo thotë se fustani ka kushtuar hiç më pak se 490 dollarë.