E ftuar në emisionin Dua të të bëj të lumtur në Top Chanel aktorja Adriana Matoshi, tashmë deputetja e Kuvendit të Kosovës ka folur për paragjykimet dhe vështirësitë e sajë për lidhjen që ka me partnerin Keith.
“Ka raste kur më thonë se i dashuri është katolik e ti myslimane. Unë jetoj jetën ashtu si e ndjej unë dhe ashtu si më përshtatet. Më thonë edhe që je guximtare, por të gjithë femrat janë guximtare dhe mund t’ia dalin gjithmonë për atë që ato dashurojnë” ka thënë mes tjerash Matoshi.