Adriana Matoshi flet për komentet negative rreth të dashurit 19 vite më të ri


Prej thuajse një viti, aktorja Adriana Matoshi më shumë se për projektet, është përfolur për të dashurin e saj, futbollistin 21 vjeçar, Keith Groeneveld. Mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” ishte pikërisht i riu nga Afrika e Jugut ai që mendoi t’i bëjë një surprizë aktores, ku zbuluan ndër të tjera edhe detaje nga romanca e tyre.

Keith tregoi se me Adrianën është njohur tek lokali i saj dhe në momentin që e pa “u detyrua” të mësojë sesi flirtojnë djemtë shqiptarë.

“Për mua Keith është një bekim nga Zoti. Ai ka ardhur në jetën time pa planifikim dhe më ka bërë tepër të lumtur, jo se nuk isha e lumtur! Fëmijët e mi kanë qenë tepër mbështetje e madhe për lidhjen që kam me Keith. Është njohur me prindërit e mi të cilët e pëlqyen tepër e më pas më fëmijët me të cilët shkon shumë mirë.” – përfundoi ajo.