Adriana Matoshi: “Dashnia t’bon me fluturu, kurrë mos u frikëso me tregu të vërtetën që ta ndjen shpirti”


Kampanjës së Javës së Krenarisë, iu bashkua edhe Adriana Matoshi, politikane dhe aktore. Adriana përshkruan bukurinë e dashurisë dhe se si të gjithë duhet ta ndjekim të vërtetën e shpirtit.

Ajo për CEL Kosova thotë: “Dashuria të bën të fluturosh dhe shpirti të qetësohet në paqe. Kur je i dashuruar i don edhe njerëzit e tjerë përreth dhe gjithçka të duket e bukur. Kurrë mos u frikëso me e tregu atë që ta ndjen zemra”. /Pa Censurë