Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi krahas një karrierë të suksesshme dhe një nënë e përkushtuar e katër fëmijëve.
Por, përveç kësaj, aktorja e suksesshme prej kohësh po shijon romancën me futbollistin afrikano-belg, Keith Groeneveld.
Dyshja vazhdimisht bëjnë dedikime romantike për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, e sidomos në ditët e shënuara për ta.
Edhe sot (14 shkurt) kur çiftet festojnë Ditën e të Dashuruarve, ishte Matoshi ajo e cila ka bërë një urim të veçantë për partnerin e saj.
“Ti je me milje larg, por askush në është më afër zemrës time se ti. Je Shën Valentini im”, ka shkruar aktorja sipër një imazhin ky dyshja shihen së bashku.
Ndërkohë, deputetja e Kuvendit të Kosovës është në gjendje të mirë shëndetësore pasi para një muaji iu nënshtrua një operimi në tru, pas rikthimit të tumori në kokë pas nëntë vitesh.