Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave janë publikuar edhe listat e kandidatëve për deputetë. Nga këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ka dalur fituese, ku mori mbi 48 për qind të votave.
Ndërsa, nga lista e VV-së aktorja Adriana Matoshi ka arritur që t’i sigurojë votat e nevojshme për të qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.
Matoshi ka marrë 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e 14 shkurti, duke lënë pas me vota edhe deputetët e mëhershëm të kësaj partie. Matoshi ka marrë më shumë vota se Xhelal Sveçla, Salih Zyba, Fatmire Kollçaku, Dimal Bash dhe Fitore Pacolli.