Adnan Neziri në seancën për rishikimin e buxhetit: “Planifikimi i Qeverisë dëmton qytetarët, rrit deficidin dhe borxhin”

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Aziri në paraqitjen e tij në Kuvend në debatin për rishikim të buxhetit në seancën plenare, kritikoi Qeverinë për menaxhim jo të mirë të buxhetit. Sipas tij, edhe pse qeveria aktuale kishte premtuar reduktim të administratës, nuk ka bërë një gjë të tillë. Po ashtu tha se, për shkak të mungesës së sigurisë, nuk ka investime vendore dhe të huaja, që do ta zbusnin krizën ekonomike.

“Nuk ka siguri përderisa policia, prokuroria dhe gjyqësori, për çka jemi dëshmitarë, ku besimi është 8 %, nuk mund ta krijojnë ambientin ku do të ketë investime vendore dhe të huaja, që të mundësojnë klimë që të investohet dhe në administratë të ketë sa më pak të punësuar apo numër më optimal”, deklaroi Adnan Neziri nga ASH.

Ndryshe, të ardhurat e përgjithshme në ribalancin e Buxhetit janë projektuar në nivel prej 245,8 miliardë denarë dhe janë për 6,9 miliardë denarë më të larta në krahasim me projeksionet iniciale të Buxhetit ose 2,9 për qind. Harxhimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 288,5 miliardë denarë ose më shumë për 5,9 për qind, respektivisht për rreth 16 miliardë denarë më shumë se në krahasim me projeksionet iniciale me planin për vitin 2022./in7.tv/