Adnan Azizi: “Tani për çdo ditë po dëshmohen mashtrimet spektakolare të BDI-së se gjuha shqipe është zyrtare, se flamuri shqiptarë është i mbrojtur me ligj dhe se shqiptarët janë faktor shtetëformues”

Adnan Azizi

Siç e kam thënë disa herë, tani për çdo ditë po dëshmohen mashtrimet spektakolare të BDI-së se gjuha shqipe është zyrtare, se flamuri shqiptarë është i mbrojtur me ligj dhe se shqiptarët janë faktor shtetëformues!

Që mashtrimi të jetë i klasit të parë, funksionarët e BDI-së i kanë mashtruar edhe faktorin ndërkombëtar por edhe kryeministrin shqiptar.
Shum keq më ka ardhur kur e dëgjoja Edi Ramën si kryeministër i dezinformuar paturpësisht nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, të flasë me iluzione, se gjoja “është realitet se në RMV shqiptarët jetojnë me të gjitha të mirat e Zotit, me gjuhë, me flamur, me shkolla shqipe dhe pa dallime prej të tjerëve dhe me mirëqenie të plotë”.

Por nëse shteti shqiptar do të bënte një shqyrtim tepër të vogël, do ta vërente se gjuha shqipe në institucione nuk përdoret si gjuhë zyrtare me ligj por si gjuhë e përkthyer, andaj varet nga vullneti individual i funksionarit si do e zbatojë, derisa BDI, dhjetëra herë ka festuar dhjetëra data të ndryshme se gjuha shqipe është legale.

Edhe më e turpshme është situata me flamurin kombëtar, përveç se nuk mund të përdoret në të gjitha poret e shtetit dhe në të gjitha eventet dhe mnifestimet, edhe atëherë kur mund të përdoret duhet të duket si “xhuxh” karshi flamurit shtetëror, pasi BDI me një gjysmë ligj ashtu e ka vendosur që flamuri shqiptar të duket më i vogël se ai shtetëror!

Për këto arsye ndodhi edhe ajo në Shtip me Ballistët! Sepse deri më sot askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për mospërdorimin gjuhës ose përdhosjen e flamurit shqiptarë.

Edhe pse u pa qartë se kjo ngjarje ishte organizuar nga BDI dhe LSDM, me qëllim për të provokuar incidente ndëretnike, ku siç është mësuar BDI, nga kët incidente të përfitojë Artani, Aliu dhe Venkoja, e të dëmtohen qytetarët. Nuk e arsyetoj as neglizhencën e insitucioneve përkatëse për zbardhjen e rastit dhe ndëshkimin e rasteve të këtilla, andaj kërkoj që sa më shpejtë që është e mundur, personat përkatës të dalin para organeve të drejtësisë, në të kundërtën dëshmohet se shteti nuk ka vullnet dhe kapacitet që të jetë i barabartë për të gjithë!

Sjellja e këtillë do të detyrojë shqiptarët një mënyrë të re të rregullimit shtetëror për të garantuar të drejtat e tyre. Boll më diskriminimit dhe majorizimit.

Kuptohet se përgjegjësi kryesor për gjendjen e këtillë të shqiptarëve mbetet BDI dhe Ali Ahmeti, sepse edhe pas konfliktit të vitit 2001, nuk arritën që shqiptarët ti ngrenë as në nivelin e të drejtave që shqiptarët i kishin me Kushtetutën e vitit 1974 të SFRJ-së.

Ky është realiteti, të tjerat kanë vetëm broçkulla dhe hedhje hi në sy të qytetarëve shqiptarë!