Adnan Azizi prezent në tubimin e VV në Kaçanik

Fushata elektorale në Kosovë, si gjithmonë, ka ngjallur interes edhe te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Interes po shfaqin edhe politikanët. Adnan Azizi deputet i koalicionit VLEN nga Lëvizja BESA, ka qëndruar sot në Kaçanik për të marrë pjesë në fushatën që po zhvillon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kaçaniku i ra pikës. Me Albin Kurtin 500k”, ka shkruar Azizi.
Kurti ka mbështetur hapur koalicionin VLEN në fushatën elektorale për zgjedhjet e fundit parlamentare.