Adnan Azizi dhe Fatmir Limani realizojnë takim me veteranët e UÇK-së në Tetovë

Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA Adnan Azizi bashkë Fatmir Limanin kanë realizuar takim me ish ushtarët dhe veteranët e UÇK-së në Tetovë, ku Azizi i ka uruar mirëseardhje Fatmir Limanit si një mik të vjetër.

Ja postimi i plotë i Azizit:

Gjaku ujë nuk bëhet! Sado që me shokët e idealit na ndajnë hallet e jetës, përsëri të bashkojnë idealet!

Duke i uruar mirëseardhje veprimtarit Fatmir Limani në familjen besatare, sot pas një kohe të gjatë, bashkë me të në Tetovë takuam veteranët dhe ish ushtarët e UÇK-së për të shpalosur pikëpamjet tona në funksion të zgjerimit të rradhëve tona dhe për të vazhduar angazhimin tonë për të çuar në vend amanetin e dëshmorëve dhe të gjithë veprimtarëve të çështjes kombëtare.

Temë e bisedës ishte përfaqësimi dinjitoz i kësaj kategorie në Lëvizjen BESA dhe trajtimi në mënyrë të veçantë duke filluar nga pushteti lokal e deri tek ai qendror.

Takimet me ushtarët dhe veprimtarët e çështjes kombëtare ditët në vijim do të vazhdojë në të gjitha vendbanimet shqiptare. Interesimi i jashtëzakonshëm në Tetovë është një ogur i mirë se kjo kategori nuk thyhen dhe nuk veniten, gjithnjë janë të gatshëm për betejat dhe sfidat e rradhës.