Admirim Aliti ministër i Administratës në Qeverinë Kovaçevski?

Admirim Aliti nga Alternativa, në Rruga Drejt i është përgjigjur pyejes nëse ai do të jetë ministër i Administratës në Qeverinë Kovaçevski, shkruan Alsat.

Ai tha se ende nuk ka asnjë emër për asnjë resorë që pritet ta marrë Alternativa.

“E vërteta është se trupi vendimarrës i partisë, akoma nuk e ka shterrë debatin për atë se kush duhet, ku të na përfaqësoj. Ajo që është diskutuar është se duhet të bëjmë vlerësimin më të mirë për çdo resorë, në kuptimin që ai person të na përfaqësoj më së miri neve si Alternativë, e po ashtu edhe shtetin. Asnjë emër nuk dihet për asnjë resorë”, tha Aliti.