“Administratorët”, Qeveria e Maqedonisë s’heq dorë nga shkarkimi i Paunovskit

“Çdo ditë të bëni polemikë, me Zëvendës Kryeministrin, me kryeministrin, me institucionet. Është një sfidë që nuk lejohet – deklaroi një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev.Kjo deklaratë e Zaevit, me të cilën ai njoftoi shkarkimin e drejtorit të inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski, për shkak të kundërshtimit, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Nga Qeveria sot njoftuan se mbeten në qëndrim për shkarkimin e drejtorit. Reagimi i Zaevit erdhi pasi Paunovski tha përmes mediave, se ai nuk do të pranonte vendimin e qeverisë për të punësuar 35 persona në inspektorat, që kanë ndenjur në shtëpi vite me radhë dhe kanë marrin pagë administrative.

“Mosrespektimi i vendimit të Qeverisë dhe nxitja e konfrontimit përmes mediave është i papranueshëm, në kundërshtim me ligjet dhe kodin e sjelljes të zyrtarëve publikë – njoftojnë nga Qeveria.

Sidoqoftë, mendim të ndryshëm nga ai i Qeverisë ka nga disa ish-zyrtarë të LSDM-së. Midis tyre është ish sekretari i përgjithshëm i partisë, Aleksandar Kiracovski. Ai shkroi në Facebook:

“Të mos shkarkohet drejtori, Stojko Paunovski, por të ndryshojnë kriteret për sistematizimin kornizë të punonjësve sipas marrëveshjes kornizë – shkroi në FB Aleksandar Kiracovski, ish sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.

Në mbështetje të Paaunovskit dolën edhe shumë inspektor, të cilët të hënën kërkojnë takim me Zaevin. Në një situatë të tillë, disa analistë politikë shpjegojnë pse konfrontimi midis Kryeministrit dhe drejtorit mori një jehonë kaq të fortë në publik.

“Unë mendoj se do të jetë një goditje e madhe për perceptimin e Qeverisë, se ajo është e angazhuar për reformimin e administratës publike, e cila është një nga gjërat kryesore për demokratizimin e shoqërisë sonë. Ndërrimi i funksionarëve, sepse ata refuzojnë të veprojnë në përputhje me parimet e meritës dhe kompetencës, dmth pse nuk pranojnë punonjës jashtë sistematizimit të tyre është e papranueshme për këdo që deklaron se ai në thelb dëshiron të përmirësojë gjërat në vend – deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.