Adhurim Fazliu: Besoni ose jo 5 autoambulanca për më pak se 15 minuta sollën 5 pacientë me COVID-19 pozitiv, me tempetaturë, ethe, frymëmarje të rënduar, ngulfatje

Tre muaj të plotë jam permbajtur të shkruaj në lidhje me temën COVID-19, ndërsa ata që më njohin e dinë se jam kritikues publik në kuptimin pozitiv te fjalës,shkruan në Facebook Adhurim Fazliu punonjës shëndetësor.

“Vendosa të shkruaj këtë tekst, dukshëm i tronditur nga fotografia e djeshme e fotografuar nga shoferi i ekipit tonë, derisa unë dhe motra dorëzonim pacient të dyshuar me COVID-19 në SPQ “8-të Shtatori” në ora 18:30.
Besuat ose jo 5 autoambulanca vetëm nga ndihma e parë Shkup për më pak se 15 minuta sollëm 5 pacientë me COVID-19 pozitiv ose të dyshuar me tempetaturë, ethe, frymëmarje të rënduar, ngulfatje.
Për veshjen e skafanderëve, maskave, dy palë dorezave, mendoj se mjaftueshëm patë në reportazhin e gazetarit Furkan Saliu dhe përmes fotografive të Arbnora Memeti, të cilët publikisht i lus të inçizojnë reportazhe të këtilla edhe në ndihmën e parë Shkup, vijën e parë të frontit me COVID-19.
Ne jemi ura lidhëse që lidh pacientët COVID-19 pozitiv me spitalet duke u ofruar kujdes fillestar për mbajtje në jetë, njëkohësisht duke mbajtur llogari për shëndetin tonë dhe për shëndetin e më të dashurve tanë.
SHËNDETI PUBLIK ËSHTË PËRGJEGJËSI E PËRBASHKËT, NGA NE VARET!”