Aderime vazhdojnë tek Lëvizja BESA, Kasami: Vazhdojmë ta rrisim Kalanë e shpresës (VIDEO)

Në Lëvizjen BESA kanë vijuar aderimet. Lulzime Ameti, studente e Shkencave të Komunikimit i Bashkohet Lëvizjes BESA. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga kreu i kësaj partie, Bilall Kasami.

“Lulzimja, ka përfunduar fakultetin e Shkencave të Komunikimit në Tetovë, ndërsa i ndjek studimet posdiplomike në Prishtinë. Ka punuar si gazetare moderatore dhe udhëheqëse e lajmeve dhe emisioneve të ndryshme në disa media në vend. Po ashtu ka qenë edhe aktiviste në sektorin joqeveritar.
Si intelektuale dhe përfaqësuese edhe e gruas, Lulzime Ameti tani do të jetë aktive në Lëvizjen BESA dhe në “Frontin Opozitar”, ku kontribut të veçantë do të japë në komunikimin me qytetarët dhe mediat, si dhe rritjen e transparencës në vendin tonë. Vazhdojmë të rrisim KALANË e SHPRESËS dhe DINJITETIT!”, ka shkruar Kasami.

VIDEO