Ademi: VMRO-DPMNE tenton të imponojë supremaci dhe dominancë! Ne për interesa madhore kemi ditur të themi dalim nga qeveria

-Aspak nuk shqetësohemi për këtë çështje, kështu u përgjigj Arbër Ademi nga Fronti Europian në pyetjen se si do të veprojnë si koalicion nëse VMRO-DPMNE nuk e zgjedhë për partner të koalicionit qeverisës partinë apo koalicionin fitues në bllokun politik shqiptar, përcjell TV21. Ademi tha se BDI si parti politike për interesa madhore ka ditur të thotë “dalim nga qeveria”. Ai akuzoi VMRO-DPMNE-në se po tenton të instalojë supremaci, të supsendojë demokracinë dhe minimizim të kërkesave politike të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera jo shumicë.