Ademi: VLEN janë të dehur nga dëshira për pushtet! Janë në një situatë të palakueshme


Arbër Ademi nga Fronti Europian thotë se VLEN është në situatë të palakueshme në negociatat për qeveri me VMRO-DPMNE-në, përcjell TV21. Ademi thotë se kërkesat e VLEN-it nuk po respektohen nga VMRO-DPMNE.

Koalicioni Vlen është në një situatë të palakueshme, një situatë e vështirë. Në njërën anë janë të dehur nga dëshira që me çdo kusht për të qenë në pushtet nga ana tjetër kërkesat e tyre kryesore po e shohim se as për së afërti nuk respektohen. Në qoftë se i përcjellni deklaratat e tyre, ata kanë thënë nuk ka Qeveri pa ndryshimet kushtetuese ndërsa sot thonë se t’i presim zgjedhjet në Bulgari, në Europë, mbrëmë e dëgjova z.Taravarin thotë t’i presim zgjedhjet në SHBA, pastaj në janar duhet të fillojë administrata e re me punë. Pas zgjedhjeve në SHBA do të thonë t’i presim zgjedhjet në Francë, Gjermani Britani, Spanjë e Itali, dhe assesi të ndalen tek çështja kruciale për të cilën edhe deklaratë kanë nënshkru që para zgjedhjeve se nuk ka Qeveri pa ndryshime kushtetuese”, tha Arbër Ademi – Fronti Europian.