Ademi: Uroj Slloveninë për kryesimin e dytë me radhë me Bashkimin Evropian


Sot, ishte kënaqësi që të hap Seancën e përbashkët të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Këshillit Nacional për Eurointegrime ku u prezentuan Programi dhe prioritetet për punën e kryesimit slloven me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën korrik-dhjetor 2021, në prezencë të ambasadorit të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH. T. Millan Predan, SH. T. Dejvid Gir, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Ministrit të Punëve të Jashtme, dr. Bujar Osmanit dhe Sekretarit shtetëror në Sekretariatin për Çështje Evropiane, znj. Kalinka Gaber.

Uroj Republikën e Sllovenisë për këtë kryesim të dytin me radhë me Bashkimin Evropian dhe i dëshiroj kryesim të suksesshëm në gjashtë muajt e ardhshëm.
E vlerësojmë shumë përcaktimin e këtij kryesimi për zbatimin e vazhdueshëm të politikës për zgjerim të Bashkimit Evropian, të bazuar në implementimin e fuqishëm të detyrimeve.