Ademi: Shkolla në Reçicë po ndërtohet

Të dashur qytetar, të nderuar shqiptar, më lejoni t’ju informojë se kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për ndërtimin e shkollës në fshatin Reçicë e Vogël, prandaj ndjejë kënaqësi të thellë që t’ju njoftojë të gjithëve se tani më punimet përgatitore kanë filluar në lokacionin ku duhet të ndërtohet shkolla në Reçicë të Vogël.

Kanë përfunduar të gjitha procedurat, është nënshkruar kontrata me kontraktuesin, me MB Kompani, gjithashtu është nënshkruar kontrata edhe me mbikëqyrësin e punëve ndërtimore dhe gjithçka po shkon sipas planifikimeve të parapara.

Urojë që shkolla në Reçicë të Vogël të përfundojë përbrenda asaj dinamike të përcaktuar me kontratë dhe se
fëmijët të cilët gravitojnë në atë pjesë të vendbanimeve të regjistrohen sa më shpejtë dhe të vijojnë mësimin në këtë shkollë. Vlera e investimit është mbi 1,4 milion euro, është një investim i domosdoshëm, është një investim i nevojshëm, prandaj Bashkimi Demokratik për Integrim atë që e ka premtuar atë edhe e realizon.

https://www.facebook.com/arberademi.1/videos/268359721121979