Ademi: Po bëhen tentativa nga partitë politike për t’i marrë dy mandate Frontit Europian


Në një preskonferencë të mbajtur sot, Arbër Ademi nga Fronti Europian ka ngritur shqetësime serioze mbi tentativa për të cënuar demokracinë dhe vullnetin e popullit pas zgjedhjeve parlamentare të cilat janë cilësuar si të lira dhe demokratike.

Ademi ka theksuar se pavarësisht se zgjedhjet janë vlerësuar pozitivisht nga perspektiva europiane, ekzistojnë manovra politike që synojnë të devijojnë legjitimitetin e procesit zgjedhor.

Ademi akuzon se disa parti politike dëshirojnë t’ja marrin dy mandate në njësin zgjedhore numër 5 dhe 6, edhe pëkundrejt asaj se nuk janë konstatuar parregullsi.

“Partitë e tjera politike në bazë të një marrëveshje të fshehtë jo parimore duke shkelur vullnetin e popullit në mënyrë të orkestruar kanë parashtruar kundërshtime gjegjësisht ankesa për vendvotimet të caktuara në NJZ5 dhe NJZ6 për të cilat nuk është konstatuar asnjë parregullsi gjatë dhe pas mbarimit të procesit zgjedhor. Qëllimi është i qartë Frontit Europian dëshirojnë t’ja marrin dy mandate”, deklaroi Ademi.