Sot, 11 janar 2021, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi, morri pjesë në mbledhjen virtuale përgatitore të Konferencës së Komisioneve të Çështjeve Evropiane të vendeve të BE-së anëtare të KOSAK, që u mbajt në Lisbonë, në korniza të kryesisë portugeze në BE.
Kryetari i Komisionit z. Ademi kishte fjalimin e tij në korniza të sesionit të përkushtuar në prioritetet portugeze gjatë kryesisë së ardhshme gjashtëmujore me BE-në, nga janari deri në korrik, në të cilin duke e përgëzuar atë për marrjen e kryesisë së Bashkimit, e përshëndeti propozimin e Portugalisë integrimi i Ballkanit Perëndimor të jetë një nga prioritetet e këtij kryesimi të BE-së, Ademi, duke iu referuar rrugës sonë të integrimit ndaj BE-së, përkujtoi se Maqedonia e Veriut nga viti 2005 është vend kandidat, nga viti 2009 ka rekomandim për të filluar negociatat dhe që vitin e kaluar Këshilli vendosi të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE-së.
Në atë kontekst, duke pasur parasysh njoftimin e ministrit të Çështjeve Evropiane, z. Santosh Silva se ai do të përpiqet deri në fund të kësaj Kryesia BE të mbahen Konferencat Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shprehu shpresë se ky do të jetë një sinjal i mirë dhe impuls për të dy vendet të vazhdojnë reformat e filluara me BE-në. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut do të bëjë përpjekje shtesë për të relaksuar marrëdhëniet me Bullgarinë fqinjë, në mënyrë që të kapërcejë ndryshimet në qëndrimet e të dy vendeve për disa çështje historike, në përputhje me Marrëveshjen e tashmë të nënshkruar për bashkëpunim me Bullgarinë.
Ministri shtetëror për Çështje Evropiane, z. Santosh Silva duke folur për prioritetet më të rëndësishme të BE-së, në të cilët do të duhet të punohet në periudhën vijuese gjashtë mujore, por edhe deri në fund të këtij viti kur me Bashkimin do të kryesoj vendi tjetër anëtar Sllovenia, i theksoi përforcimet e modelit social evropian si përgjigje e krizës si dhe nxitës i rritjes, pandeminë dhe ndikimin e ndryshëm që e kishte ajo në shoqëri, ritmin e vaksinimit të popullsisë evropiane, miratimin e paketës financiare dhe ndryshimet demografike. Gjithashtu, si një nga çështjet më të rëndësishme për BE-në i theksoi edhe çështjet e lidhura me ndryshimet klimatike, digjitalizimin dhe në atë kontekst, zhvillimin e tregut të digjitalizuar, imigracionin dhe Breksit-in.
Në fund u përqendrua edhe në rëndësinë për demokraci më të madhe në BE dhe për sundimin e së drejtës, dhe në ato korniza për dialog gjithëpërfshirës në kuadër të Konferencës për ardhmërinë e Evropës, si projekt me të cilin do t’ju jepet zë i fuqishëm qytetarëve të Evropës.
11 janar 2021.