Koordinatori i B DI-së, Arbër Ademi deklaroi në “Rruga drejt…” se opozita po keq*përdor shëndetin e deputetëve të cilët janë të prekur nga Kovid-19 dhe po bllokon punën e Kuvendit. Sipas tij, zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kuvend janë të paprecedent sepse nuk po bll*okohen ligje të caktuara por po bll*okohet e gjithë puna e Kuvendit, gjë që sipas tij nuk mbahet mend në historinë e parlamentarizmit të vendit tonë. Ademi madje përkujtoi se edhe subjekti i tij, B DI ka bll*okuar ligjin për branitellat, por jo dhe ligjet tjera që janë në interes të qytetarëve.
Ajo çka dua të theksoj, vërtetë është një situatë e paprecedent, është e pazakontë, krejtësisht është e panjohur kjo situatë çka po ndodh në kuvend dhe do duhet të them se po keq*përdoret gjendja shëndetësore e deputetëve të cilët fatkeqësisht kanë pësuar nga Kovid-19, dhe nuk mund të bëjnë shumicën e nevojshme.
Ka edhe deputetë opozitarë të cilët janë të infektuar, por ama opozita s’po mban llogari për punën dhe funksionimin e Kuvendit. Pse po e them këtë, se është e paprecedent, është e panjohur në parlamentarizmin në historinë e parlamentarizmit të vendit tonë që an-bll*ok të gjitha ligjet pa përjashtim të bll*okohen me metoda të njëjta edhe një parlamenti tërësisht të jetë jofunksional.
Është e panjohur dhe paprecedent. B DI-ja ka bll*okuar në të kaluarën, ka shfrytëzuar mekanizmat e këtilla, mirë ama për ligje specifike, ligjin për branitellat, me mijëra amendamente, por vetëm atë ligj, ligjet e tjera të cilat janë në interes të qytetarëve nuk i kemi bll*okuar”, tha Arbër Ademi, B DI