Ademi në Paris: Maqedonia e Veriut mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut po qëndron për vizitë në Paris, në Konferencën e Komisioneve për Çështje Evropiane të Shteteve Anëtare të BE-së – COSAC.

Në kuadër të kësaj Konference lidhur me zhvillimet aktuale në Ukrainë, Shefi i Grupit parlamentar të BDI-së, ka theksuar se Maqedonia e Veriut mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Deputeti Ademi gjithashtu ka kërkuar mbështetje nga Bashkimi Evropian për të përshpejtuar procesin për fillimin sa më të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut, që sigurisht do të ketë një efekt pozitiv në kontekstin ekonomik dhe të sigurisë për vendin dhe rajonin më gjerë