Dy ditë para mbajtjes së mbledhjes së parë të kryesisë së re qendrore të BDI-së, ku pritet që ministrat e kësaj partie të japin llogari para këtij organi partiak, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka deklaruar se përfaqësuesit e këtij subjekti në ekzektutiv kanë qenë në nivel të detyrës.
“Siç e dini është paralajmëruar se kryesia e re ditën e shtunë do të ketë takim, mbledhje dhe është në vazhdën e atyre takimeve dhe konsultave që z.Ahmeti, si kryetar i pakontestueshëm i BDI-së gjithmonë I ka organizuar, qoftë me struktura formale, apo jo formale, por që janë pjesë e BDI-së. Ju e dini se llogaridhënia është një nga vlerat themelore të BDI-së, kështu që do të kemi një seancë ku do të shqyrtohet puna e ekzekutivit edhepse si nënkryetar i partisë mendoj se ekzekutivi deri tani ka qenë në nivel të detyrës. Kanë kryer punët ashtu siç duhet, duke demonstruar edhe profesionalizëm edhe kompetencë. Megjithatë, sigurisht që në forume partike, gjithmonë janë të mirëserardhura mbledhjet e këtilla, të rregullta ku do të shqyrtohen çëshjet që janë në interes të subjketit tonë politik dhe në instancë të fundit janë në interes të qytetarëve. Prandaj, pres që të kemi një frymë konstruktive. Si çdo herë pres që secili anëtar i kryesisë, por edhe të ftuarit që janë nga akzekutivi të japin kontribut të çmueshëm në drejtim të materializimit të gjithë atyre kërkesave të qytetarëve, që i adresojnë deri tek ne”, tha Ademi.
LAJM: Pra, Ju e mbështesni punën e ministrave të BDI-së?
Arbër Ademi: Unë e mbështes punën e Ali Ahmetit. Në BDI jam si rezultat i një besimi të madh, të pakontestueshëm në drejtim të kryetarit Ahmeti. Pra, do të jemi në krah të z.Ahmeti si çdo herë edhe për këtë çështhje dhe do të shohim si do të ecën debati për të gjitha çëshjet që do t’i hapim.