Ademi: Kërkojmë zgjidhje për organizimin e mësimit online


Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në bashkëpunim me institucionet tjera arsimore po koordinohet për gjetjen e një forme për edukim të cilat i imponon situata aktuale a të cilat janë më të pranueshme për të mos u dëmtuar procesi arsimor.

“Bashkë me rektorët pajtuam që të bëhen përpjekje maksimale që ditëve të ardhshme të filloj zbatimi mësimit online në arsimin e lartë. Rrethanë lehtësuese është ajo se bëhet fjalë për studentë, të cilët posedojnë aftësi për punuar me kompjuter”, tha Arbër Ademi, ministër i arsimit.

“Shpresojmë se ky lloj mësimi do të filloj nga java e ardhshme”, tha Ademi.