Ademi jep lajmin e mirë: Shkolla në Reçicë, punimet fillojnë së shpejti!

Ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi sot ka nënshkruar vendimin për zgjedhjen e Operatorit ekonomik (Kompanisë) me ofertën më të lirë për ndërtimin e objektit të ri shkollorë për nxënësit e SHFK “Naim Frashëri”, të Reçicës Vogël, komuna e Tetovës.

‘Misioni ynë është krijimi i kushteve më të mira për nxënësit tanë dhe ky mision nuk mbaron këtu, vazhdojmë me punë të mira!*Procedura ankimore është në rrjedhë e sipër. Punimet fillojnë së shpejti! Na priftë e mbara!” – thotë Ademi.